Belgjikë – BE akordon fonde për mbrojtjen e klimës

Komisioni i Bashkimit Evropian, i ngritur posaçërisht për këtë punë, po përpiqet të vërë në lëvizje negociatat e bllokuara për një marrëveshje të re për klimën. Një projekt i prezantuar në Bruksel nga komisioneri i BE-së për Mjedisin Stavros Dimas, parasheh rritjen hap pas hapi të ndihmave financiare, për masat në fushën e mbrojtjes së mjedisit në vendet në zhvillim. Sipas Dimas, Evropa mund të paguajë deri në 15 miliardë euro deri në vitin 2020.

Advertisement