Tiranë | Berisha: të hartojmë rezolutë për integrimin

alt

 foltorja e kuvendit, kryeministri apeloi se “I bëj thirrje opozitës që së bashku të hartojmë një rezolutë ku të shprehim zotimet tona dhe axhendën tonë për procesin e integrimit”. Shefi i qeverisë theksoi se pavarësisht nga skepticizmi për ligjet, qëndrimet e veta opozita nuk i merr për hir të qeverisë. Duke iu referuar deklaratës së kreut të opozitës në hyrje të këtij sesioni parlamentar ku deklaroi rikthimin e opozitës në kuvend për të votuar të gjitha ligjet që lidhen me integrimin e vendit, zoti Berisha tha se “Opozita qëndrimet e veta duhet t’i bazojë në programin e saj politik, dhe në funksion të realizimit të qëllimeve të saj dhe kjo është normale. Tani është momenti që opozita të faktojë se deklaratat e saj se do të votojmë të gjitha reformat e integrimit janë të vërteta apo bllofe, me të cilat kërkohet të blihet kohë dhe t’u hidhet hi syve shqiptarëve”. Kryeministri bëri me dije se në rast se ajo deklaratë është bllof, atëherë në rrafshin politik ky qëndrim do të ndëshkonte çdo shqiptar po në mënyrë të rreptë edhe vetë autorët e bllofit. “Unë ju garantoj se do të keni respekt të plotë nga kjo mazhorancë, i bazuar jo mbi pazare dhe kushte. Ju siguroj se kurrë nuk do të keni kushte nga kjo qeveri, por përpjekjet për të vendosur kushte ndaj qeverisë janë vetëm atavizma”, nënvizoi kryeministri Berisha. Ai e ftoi opozitën të bashkëpunojë në kuvend për të miratuar reformat e rëndësishme. Ai iu referua vizitës së djeshme të dy kryediplomatëve të Italisë dhe Greqisë si mëkëmbës të BE-së, të cilët i bënë thirrje palëve të nisin të dialogojnë e të ecin me reformat e integrimit të vendit në BE duke vënë në jetë së pari funksionimin e parlamentarizmit në vend, pra vënien në jetë të reformave të kërkuara në 12 rekomandimet e Komisionit Europian. “Është në traditën e çdo mikpritësi dhe ne na takon të dëshmojmë mirënjohje për aktin e tyre, ndaj të ulemi dhe të hartojmë rezolutën e axhendës së integrimit”, shtoi shefi i qeverisë, duke ftuar opozitën të propozojë në parlament emrin e kandidatit për Avokatin e Popullit, si dhe të bashkëpunojë pë nisjen e punës për reformën zgjedhore etj.

Advertisement