Shkodër | Digjet godina e komunës Shalë

alt

Sipas burimeve policore është shkrumbuar i tërë dokumentacioni i kësaj njësie vendore. Policia e Shkodrës ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur këtë akt të rëndë, që sipas gjasave është i qëllimshëm, dhe i lidhur me tensionin e ndeshur gjatë zgjedhjeve lokale në këtë komunë mes dy krahëve politikë. Blutë e qytetit nuk kanë identifikuar ende autorët e zjarrvënies, ndërsa mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar. Komuna e Shalës, e cila mbajti pezull shpalljen e vendimit zyrtar përmbyllës të zgjedhjeve vendore të 8 Majit për shkak të tensioneve dhe moszhvillimit të tyre në 8 Maj, e përsëritjes së tyre në Gusht ka ende një debat të hapur. Vendimi i KQZ-së që shpalli fitues në Shalë kandidatin e opozitës me vetëm dy vota më shumë është ankimuar nga pala tjetër në Kolegjin Zgjedhor.

Advertisement