Tiranë – Berisha takim me nënkryetarin e LDK

Në takimin me numrin dy të LDK, Berisha ka theksuar nevojën e eliminimit të çdo lloj ndryshimi midis dy vendeve. ‘Dy qeveritë duhet të shërbejnë si dy mundësi dhe jo si pengesa për qytetarët ndaj duhet të merren veprime konkrete në njehsimin e sistemit të doganave, financave, arsimit, etj, me modelin e vendeve të Bashkimit Europian. Kombi duhet të ndjehet një, duke respektuar pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Berisha. Më tej, biseda u përqëndrua në bashkëpunimin midis dy partive politike, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë e tij për t’i dhënë LDK-së ndihmë pa rezervë, sikurse vuri theksin në nevojën e bashkimit të grupimeve të ndryshme politike në Kosovë si mënyra më e mirë që LDK-ja të arrijë rezultate pozitive.

Advertisement