Tiranë – Dade, Berisha ka bashkëpunuar me krimin gjatë zgjedhjeve

Sipas Dades, tragjedia e Durrësit është shprehja më alarmante e kalbjes së shtetit në duart e një pushteti të korruptuar e të inkriminuar. “Berisha të japë llogari për bashkëpunimin me krimin gjatë zgjedhjeve dhe lirimin e dhjetëra kriminelëve nga burgjet me leje të paligjshme për të ndihmuar qeverinë në një fushatë të pashembullt presionesh ndaj opozitës”, ishte kërkesa e Dades. Ajo evidentoi se “ne disponojmë prova dhe fakte rrënqethëse, që ja kemi bërë të ditura partnerëve ndërkombëtarë dhe do t’ia bëjmë të ditura edhe opinionit publik shqiptar për bashkëpunimin konstant të këtij pushteti me krimin”. Për Daden “Sali Berisha nuk mund të fshihet pas sakrificave të uniformave blu dhe thirrjet e tij për tolerancë zero janë pa asnjë kuptim pas bashkëpunimit të tij me të dënuar të rrezikshmërisë së lartë për ta mbajtur një pushtet që nuk buron nga vota e lirë e popullit, po nga deformimi i plotë i saj”.

Advertisement