Tiranë | Berisha: Shqipëria një superfuqi e vogël energjetike

Tuesday, December 16, 2025

Kështu ka theksuar sot kryeministri gjatë një konference për energjinë, duke vënë theksin në potencialet ekzistuese për të siguruar energjinë nga uji, por edhe burimet e tjera alternative. Prandaj ai u bëri thirrje bankave, që të financojnë ndërtimin e hidrocentraleve në vendin tonë. “Janë projektuar të ndërtohen rreth 445 të tilla, ku 36 janë në rrugë e sipër. Por ftoj bankat që të marrin pjesë në financimin e tyre, si pjesë e rëndësishme e sistemit tonë bankar”, tha ai. Duke shtuar më tej, se qeveria është e vendosur që të adoptojë ligjet më të mira për energjinë e rivonueshme, si edhe t’i japë garancinë e duhur biznesit për zbatimin e saj. “Fokusimi te energjia e rinovueshme përputhet tërësisht me prioritetet më madhore të qeverisë shqiptare”, theksoi më tej Berisha. Duke pohuar se vendi ynë derdh në detrat e Mesdheut, 6 herë më shumë ujëra nga sa ka sipërfaqen e saj, edhe pse është vend malor. Më tej, kreu i qeverisë e vuri theksin te rezervat ujore, duke pohuar se potenciali i tyre i jashtëzakonshëm, duhet shfrytëzuar me çdo kusht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -