Mel B shtatzënë

35 vjeçarja që ka dy fëmijë (Phoenix Chi 12 vjeç dhe Angel Iris 3 vjeç) nga lidhje të mëparshme, është duke pritur fëmijën e parë nga bashkëshorti Stephen Belafonte. “Jemi shumë të lumtur. Nuk do t’a kishim planifikuar apo pritur katër vite për të pasur një fëmijë nëse nuk do të donim. Jemi shumë të gëzuar dhe gati për të edhe pse kurrë nuk mund të thuash që je gati totalisht”,- ka thënë çifti. Kur mori vesh lajmin Stephen festoi me shampanjë CRYSTAL, ndoshta gota e fundit e alkoolit që bashkëshortja Mel do të pijë deri sa të lindë. Ndërkohë këngëtarja dhe ikona e fitness-it ka rrëfyer për britaniken HELLO!: “Nuk e kam vendosur nëse do t’a shoh seksin e fëmijës. E kam kaluar 3 mujorin e parë ndaj jam në territor të sigurt. Tre muajt e parë, ndryshe nga shtatzanitë e mëparshme kam qenë sëmurë dhe e lodhur. Megjithatë nuk është çudi që të mbetëm shtatzënë sërish në fund të vitit, pasi i dua shumë fëmijët”. Kështu Mel B është e treta Spice Girl shtatzënë, pas Victoria Beckham dhe Emma Bunton.

Advertisement