Tiranë – Berisha, ekonomia e vendit është vlerësuar nga BE

Këtë deklaratë kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke deklaruar se është tashmë fakt i njohur nga të gjithë se Shqipëria ka shënuar tregues të lartë ekonomikë në rajon, edhe pse në efektin e krizës ekonomike globale, si të gjitha vendet e botës. “Këta tregues të lartë janë arritjet e një kursi të thellë reformash”, bëri me dije më pas kryeministri Berisha, duke shtuar se në Ballkan vetëm Mali i Zi dhe Shqipëria patën rritje të të ardhurave. “Ekonomia funksionoi në këtë vend se ishte vota e lirë. Por ka edhe nga ata që duan ta nxijnë këtë realitet”, u shpreh ai, duke iu referuar në këtë mënyrë kritikave të opozitës për rritjen ekonomike. “Vendi ynë merret si model i rritjes ekonomike dhe thuhet se ajo eci edhe në kuadrin e efekteve të krizës ekonomike globale, pasi u mbështet tek investimet”, u shpreh Berisha. Duke shtuar se “edhe të tjerët i shndërruan investimet në ndërtime dhe u mbetën bosh, por kjo e jona është në fillim industri dhe pastaj ndërtim prandaj funksionon”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -