SHBA – BP do të paguajë 20 miliardë dollarë dëmshpërblim

Marrëveshja u bë publike pasi drejtuesit më të lartë të gjigandit britanik të energjisë u takuan në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Barak Obama për ta diskutuar krizën, e cila ka shkaktuar katastrofën më të madhe të mjedisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetë Obama i kishte pohuar publikut dy ditë më parë se të gjitha dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore do të dëmshpërbleheshin dhe se askush nuk do t’ia hidhte paq prej saj. Nga ana tjetër, kompania naftë-nxjerrëse “British Petrolium” i ka kërkuar ndjesë popullit amerikan për ndotjen në Gjirin e Meksikës dhe katastrofën ekologjike që shkaktoi derdhja masive e naftës në bregdetin e Luizianës. Deklarata ka ardhur nga vetë presidenti i kompanisë, Svenberg pas takimit me presidentin amerikan Barak Obama, takim ky që zgjati rreth 4 orë. “Edhe ne ndjejmë trishtim të thellë për këtë katastrofë e cila nuk do të duhej të ndodhte kurrë. Ne shqetësohemi për njerëzit”, është shprehur Svanberg.

Advertisement