Kjo ka qenë porosia që shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gervin Bell, la për qeverinë shqiptare, ndërsa ka përmendur edhe arritjet e ekonomisë vendase. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Financave Bode dhe guvernatorin Fullani, ai shtoi se “ulja e borxhit publik është një impenjim kryesor për të siguruar stabilitetin makro-ekonomik dhe është një gjë shumë e mirë që është marrë hapi i parë në kuadër të kësaj”. Sipas tij, udhëzuese e FMN-së mbetet kërkesa për uljen e borxhit në nivelin prej 545 në vitin e ardhshëm dhe kjo duhet të mbështetet në buxhete realiste, në mënyrë që të realizohet ky objektiv.