Tiranë – Ministri Basha takohet më zëvendësministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministri Basha dhe Gaith vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për çuarjen përpara dhe konkretizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh. Ministri Basha e informoi funksionarin e lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbi aspektet kryesore të reformave të qeverisë Berisha, që kanë mundësuar një progres solid të ekonomisë pavarësisht recesionit ekonomik në nivel global. Basha u shpreh gjithashtu në takim se qeveria Berisha i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm lehtësirave për investimet e huaja në Shqipëri, por edhe krijimit të një klime sa më të sigurtë për zhvillimin dhe suksesin e tyre. Zoti Basha tha gjatë takimit me zëvendësministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalid Ghanimal Ghaith se “Treguesit e rendit dhe sigurisë në vend janë garancia më e mirë për zhvillimin në një klimë më se të sigurtë të investimeve arabe, të cilat janë të mirëpritura në Shqipëri”.

Advertisement