Tiranë | Bashkia aktivitete për Ditën e Verës

Bashkia e Kryeqytetit, ka parashikuar një axhendë për festimet e Ditës së Verës, duke sjellë si të veçantë, panairin “Bli dhe prodho shqip”. Gjatë këtij aktiviteti, Bashkia bën të ditur se do të marrin pjesë shumë kryetarë nga trevat Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Presheva. Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashki, Arben Skënderi tha se Bashkia e Tiranës ka iniciuar këtë vit, disa pika të ndryshme në qytet, sheshi para Galerisë së Arteve do të jetë i veçantë dhe do të jetë i përqëndruar në fushën e teatrit. Po ashtu, do të ketë, pjesë teatrale për fëmijë, nga më të ndryshmet dhe për disa grup-mosha, për të kaluar më pas në parkun “Rinia” ku do të ketë pika të tjera, për grup-moshat, duke nisur nga më të vegjlit, me “Këndin e pikturës” , si dhe lojra popullore, si dhe do të jenë prezent edhe DJ të rinj, duke vijuar te liqeni i Tiranës, bën me dije bashkia e Kryeqytetit.

Advertisement