Tiranë | Basha: Pashko, bartës apostolik i liberalizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti themelimin e çmimit “Gramoz Pashko”. “Një mirënjohje e veçantë për aktualizimin e çmimit që mban emrin e Gramoz Pashkos, një njeri që me kontributin e tij të çmuar, shumëllojshmërinë e produktit të tij intelektual dhe njerëzor ka arritur të ketë jo thjesht nxënës –të herët apo të vonë –por miq, mbështetës, pse jo dhe dishepuj që i shoh sot të pranishëm në këtë ceremoni domethënëse përsa i përket rrugëtimit dhe sfidave të liberalizmit në Shqipëri, tha Basha. Kreu i PD-së, Basha solli në vëmendje rolin e jashtëzakonshëm të Gramoz Pashkos në themelimin e forcës së parë opozitare, partisë së parë të lirisë në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe kontributin e tij në hartimin e identikitit të parë programor të kësaj partie, atë që njihet sot si program i partive. “Unë shpresoj dhe besoj se ky çmim do të vlejë për të evidentuar fare qartë përmes brezit të rinj, nxënësve më të vonë të Pashkos, të rinj të lirisë, studentët më të rinj të lirisë, për të armatosur me vlerat e saj, me vlerat e liberalizmit, me përvojën pozitive të krijuar në Shqipëri përmes këtyre vlerave do të jenë të gatshëm të përballen me sfidat e mëdha që liberalizmi has në Shqipëri dhe kudo në botë, tha Basha.

Advertisement