Tiranë – Basha, nuk jemi më tranzit për trafikimin e qënieve njerëzore

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë një konference për emigracionin në të cilën ka theksuar se kjo është një arritje e siguruar falë masave për shkatërrimin e skafeve përmes moratoriumit, sikundër është edhe tregues i vullnetit politik e rritjes së kapaciteteve profesionale në luftën kundër emigracionit të paligjshëm në Republikën e Shqipërisë. “Shqipëria është vendi i parë jo anëtar i Bashkimit Evropian që ka nënshkruar marrëveshjet e ripranimit dhe i plotëson si duhet ato. Në këtë kuadër, procesi i ripranimit ka ecur siç duhet”, ka bërë me dije më pas ministri i Brendshëm, Basha. Më tej, ai ka referuar duke thënë se “Shqipëria ka ecur në rrugën e Bashkimit Evropian, duke plotësuar kushtet e saj”. “Shqipëria ka përjetuar një nga proceset më masive të emigracionit, efektet e të cilit janë ndjerë në mënyrë masive dhe përmes vullnetit dhe kapaciteteve në trajtimin e këtij problemi, qeveria ka treguar se nuk do të kursejë më asnjë përpjekje, për të siguruar që parametrat e dhimbshëm të kësaj dukurie të mbeten vetëm në të kaluarën”, pohoi ministri i Brendshëm.

Advertisement