Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar, ka akuzuar heshtjen e qeverisë për skandalin e përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.
Basha, tha “se nuk tërhiqemi nga kërkesa opozitare për seancë plenare për transparencë dhe njëherazi, duke kundërshtuar propozimin e mazhorancës për komision hetimor”. Po ashtu, Basha tha “nuk është hera e parë që kjo qeveri është në armiqësi me të dy shtyllat e qeverisjes, transparencën dhe përgjegjësinë. Ne, si opozitë e kemi të qartë se për të nxitur trasparencën e kësaj qeverie, kërkohet shumë energji, por ne jemi të vendosur dhe nuk bëjmë hap papa, sepse transparenca nuk është vetëm vlerë dhe detyrim, por e drejtë themelore për qytetarët”. Tani, tha Basha “trasparenca për trafikun e drogës në FA, do të filloj nga një stad i ri, ai i nohjes së fenomenit dhe nga qeveri dhe do të ketë hapin tjetër, atë të njohjes me qëndrimin e mbajtur nga kjo qeveri dhe verifikimin e informacionit dhe përmasat e marra. Për këtë arsye deputetët e PD-së e kanë thirrur sërisht në komision, ministren Kodheli, për ta pyetur dhe diskutuar për trafikun e lëndve narkotike, duke shfrytëzuar mjetet logjistike dhe asetet e FA”. Gjithashtu, Basha tha se Kryeministri Rama, nga do që të sillet, nuk i ikën detyrimit të ligjit para Kuvendit dhe para publikut “Le të tentojnë të hetojnë burimin e informacionit, le të bëjnë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, le të bejnë si në kohë të diktaturës dhe u mbetet vetëm të kthejnë nenin famkeq 55 të agjitacionit e propogandës, drejtësia do ta thotë fjalën e saj, opozita do të qëndroj fort dhe ne nuk tërhiqemi për asnjë arsye nga seancë për transparencë në kuvend, tha Basha.