Tiranë | Basha: “Ekonomia dështimi i qeverisë”

Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha , tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar se, “ekonomia, eshte fusha ku është mbledhur e vazhdon të mblidhet dështimi i qeverisë Rama-Meta”. Sipas tij, politikat ekonomike që duhej të ishin frymëzimi, mbështetja dhe siguria e sipërmarrjes së lirë në vend, janë bërë sot laku shtrëngues që po i merr frymën vendit. “Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet private janë në nivele shumë të dobëta. Ndonëse BSH prej muajsh herë pas here, ul normën baze te interesit, kredia për sektorin privat vazhdon te jete ne rënie. Përveç uljes që pësoi gjate 3-mujorit te fundit 2013, edhe ne janar 2014, tkurrja ka vazhduar me -1.4%”, tha ai.

Advertisement