Tiranë | Basha: Aleancë kombëtare kundër narkotrafikut

Foto Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me krerët e partive aleate për të kordinuar veprimet para mitingut të së premtes. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjes me aleatët, doli në një deklaratë për mediat, duke bërë të ditur se “sot jemi mbledhur të gjitha partitë aleate të kualicionit opozitarë për të bashkënduar me t’a axhendën e aksionit politik, kundër kartelit të drogës dhe kemi konkluduar në një mendje për ngritjen dhe institucionalizimin e një “aleancë kombëtare” kundër drogës e cila do të jetë në ballë të protestës popullore dhe të aksionit opozitarë kundër drogës”. Po ashtu, Basha theksoi se “situata sa vjen dhe rëndohet, sasitë e drogës që kapen ditë për ditë, jo nga doganat shqiptare, jo nga policia, jo nga organet shqiptare të ligjzbatimit, por nga vendet fqinje, dhe vetëm para pak minutash u njoftuam për kapjen e një sasie të madhe droge në Itali. Kjo situatë kërkon një reflektim të menjëhershëm dhe marrjen e përgjegjësive, pasi Rama, jo vetëm nuk po tregonë përgjegjëshmëri, por po bëhet mburojë e krimit, përmes mohimit, fshehjes dhe mbështetjes dhe mashtrimit që kanë demonstruar që nga dita e parë që opozita, denoncoi trafikun e drogës”. Nuk ka reflektim tha Basha, nuk ka marrje përgjegjësie, “Edi Rama, shpenzon kohën dhe energjinë e tij si Kryeministër, duke akuzuar opozitën në vend që të merret me luftën kundër trafikut”. “Në emër të koalicionit opozitar u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, pa dallim bindjesh politike, t’i bashkohen “aleancës kombëtare” kundër drogës, të bashkohen për t’i thënë jo kartelit të drogës dhe për t’a çuar Edi Ramën në shtëpi”, përfundoi Kreu i PD-së, Basha.

Advertisement