Tiranë – Barroso uron kryeministrin Berisha, mbështesim integrimin tuaj

“Në emër të Komisionit Evropian dhe emrin tim, do të dëshiroja t’ju uroja për rizgjedhjen tuaj si kryeministër i Shqipërisë dhe miratimin nga parlamenti të qeverisë së re që Ju drejtoni”, nis mesazhi i urimit të Barrosos. Sipas tij, tani që ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai beson se qeveria shqiptare do të tregojë vendosmëri në përmbushjen e sfidave drejt integrimit evropian, veçanërisht në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. “Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të vendit tuaj në këtë proces. Shqipëria ka dëshmuar vullnetin e saj në nxitjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe kam besim se vendi juaj do të luaj një rol konstruktiv në Rajon. Ju uroj suksese në trajtimin e sfidave që ju presin përpara dhe në punën për përmbushjen e të ardhmes evropiane të Shqipërisë”, përfundon mesazhi i Barrosos.

Advertisement