Kosovë – EULEX kërkon bashkëpunim me policinë

Sipas mediave kosovare, EULEX-i është i interesuar në veçanti edhe për informacionet në fushën e gjyqësorit, mjekësisë ligjore, shërbimeve sekrete dhe sigurisë. Lajmi u konfirmua edhe nga policia. Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, theksoi se në asnjë rrethanë misioni evropian nuk do t’i japë Beogradit informacione që do të marrë nga policia kosovare, pa pasur më parë konsensusin e Prishtinës zyrtare. Sipas zëdhënëses, kërkesa e EULEX-it nuk duhet të lidhet aspak me protokollin që u nënshkrua disa ditë më parë me Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Advertisement