Tiranë – Rehn, realizimi i reformave proces kyc për integrimin

Një mesazh i tillë mbërrin nga komisionari evropian për Zgjerimin, Olli Rehn ndaj politikës shqiptare. Duke marrë në konsideratë vlerësimet e raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi procesin zgjedhor të 28 qershorit në vendin tonë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian ka vënë në dukje faktin se pas zgjedhjeve, tani sfida tjetër e vendit është realizimi i reformave. E lidhur me përmbushjen e tyre, Olli Rehn ka deklaruar se qeveria duhet të bashkëpunojë patjetër me opozitën. “Të sigurohet dialogu politik me çdo kusht për të mundësuar ecurinë e reformave. Dialogu të reflektojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, pohoi lidhur me një fakt të tillë komisionari evropian i Zgjerimit.

Advertisement