Tiranë | Arvizu: vendi duhet të vijojë ecurinë me këtë ritëm

alt

“Kërkohet më shumë punë në mënyrë që vendi të eci në këtë ritëm. Disa nga faktorët që vendi ynë ka ecur përpara janë puna luftarake, përkushtimi, inteligjenca që kanë shqiptarët. Shqipëria e ka nisur shumë vonë sesa vendet e tjera të rajonit. Dhe në mënyrë që vendi të ecë përpara është e rëndësishme të ecet përpara në këtë vazhdë”, ka theksuar diplomati amerikan. Ai i ka bërë thirrje studentëve që të vijojnë me përkushtim përpara pavarësisht pengesave që mund të hasin gjatë rrugës. “Mos shikoni se çfarë do të thotë bota se nuk mund të ketë ndryshime. Ju duhet të tejkaloni kufizimet. Duhet të kaloni përtej tyre dhe duhet t`ia dilni mbarë”, tha ambasadori Arvizu.

Advertisement