Tiranë | Arvizu: shqiptarët duhet të ndërtojnë një shoqëri më të mirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksander Arvizu, theksoi gjatë një bashkëbisedimi në rrjetin social “Facebook” , “se populli shqiptar meriton të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike dhe se vlerësimi i SHBA-së do të jetë objektiv”. Në lidhje me punën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arvizu tha se “ne po mbështesim grupet e vëzhguesve, të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe po punojmë me KQZ-në për të ndërtuar një proces transparent të raportimit të rezultateve. Në zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim”, ne u kemi kërkuar njerëzve që të premtojnë se nuk do të ushtrojnë presion tek familjarët e tyre për të votuar në një mënyrë apo në një tjeter. Ashtu edhe mbikqyrësit apo personat në pozicione drejtuese nuk duhet të ushtrojnë presion tek vartësit e tyre për të votuar në një menyrë të caktuar”. Duke folur mbi procesin e numërimit të votave, Arvizu theksoi se “Gjatë zgjedhjeve lokale të 2011-ës, unë isha prezent në disa raste ku partitë politike ishin përgjegjëse për ndalimin e numërimit të votave. Kjo është e papranueshme. Kjo nuk sjell rritjen e besimit të publikut në integritetin e procesit të numërimit të votave. Sa me shumë njerëz të kenë besim në integritetin e ketij procesi, aq më shumë ka gjasa që ata nuk do të kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve”. Sipas ambasadorit amerikan, “te gjitha palët përgjegjëse duhet të veprojnë në mënyrë të tillë që të rrisin besimin publik në proces, dhe si rrjedhim, një rezultat që pasqyron vullnetin e njerëzve në 23 Qershor”. Në lidhje me vendimin për referendumin mbi tre ligjet e integrimit Arvizu tha se komentet e Komisionerit Fule i japin përgjigje pyetjes më mirë se çdo gjë që ai mund të thotë. Duke folur për të ardhmen e Shqipërisë, Arvizu tha se “shqiptarët duhet të marrin përgjegjësinë e ndërtimit të një shoqerie më të mirë; këtë nuk mund ta bëjnë njerëzit nga jashtë. Një pjesë e kësaj përgjegjësie përfshin më shumë angazhim qytetar dhe më shumë këmbëngulje në kërkimin e llogarisë nga zyrtarët dhe udhëheqësit e zgjedhur”.

Advertisement