Tiranë | Ambasada e SHBA kërkon shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit

Në përvjetorin e dytë të ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu shpreh përsëri ngushëllimet e saj familjarëve të atyre që u vranë dhe lënduan. Në një deklaratë për shtyp të kësaj ambasade theksohet se “të gjithë ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike”. Ambasada e SHBA në këtë ditë përkujtimi paqësor, u bën “thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre, duke forcuar sundimin e ligjit”.

Advertisement