Tiranë – Ahmetaj: me rritjen e çmimit të energjisë justifikohet korrupsioni

“Është e pajustifikueshme që KESH dhe OSSH-ja kërkojnë rritje të çmimit të energjisë për të justifikuar korrupsionin që po bëhet në sistem” theksoi Ahmetaj duke shtuar se gjithashtu është e pajustifikueshme që CEZ ka kërkuar një rritje të çmimin të energjisë pasi kërkon të mbulojë vjedhjet në sistem dhe mos pagesat Ai gjithashtu theksoi se rritja e çmimit të energjisë është kundërshtuar edhe nga bizneset duke shtuar se kjo rritje do të ketë efekt edhe në rritjen e çmimeve të konsumit. Gjithashtu deputeti Ahmetaj i ka kërkuar kryeministrit Berisha të bëjë transparente kontratën e privatizimit të OSSH-së.

Advertisement