Shkodër – Kryeministri Berisha shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Duke folur në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha theksoi se do të ndërmerren të gjitha masat për të evakuuar banorët dhe më pas edhe për strehimin e tyre. Ndërkohë shefi i qeverisë duke iu referuar shkarkimet në Hidrocentrale theksoi se këto shkarkime janë të domosdoshme për sigurinë e digave. “Sot shkarkimet në HEC-e janë të mëdha por këto janë të domosdoshme pasi edhe prurjet janë mjaft të mëdha” theksoi Berisha duke shtuar se shkarkimet do të vijojnë derisa të normalizohet situata në HEC-e Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë do të autorizohet drejtoria e tranportit për çeljen e tenderit për ndërtimin e tunelit të rrugës, Tiranë-Elbasan, rrugës së Arbërit dhe tunelit të Korridorit të 8. Sipas tij afati për ndërtimin e tyre do të jetë 18 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Ndërkohë kreu i qeverisë është fokusuar edhe në debatet e fundit për çështjen e zbukurimit të kryeqytetit për festën e Pavarësisë. Kreyministri Berisha duke folur me tone të ashpra për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama e cilësoi moszbukurimin e kryeqyteti si sjellje të një rrugaçërie kombëtare. “Atë që bëri Rama me ditën e Pavarësisë mund ta bënte vetëm një person për të cilin vendi dhe kombi nuk ekziston. Unë do ta shkarkoja dhe do t`i jepja edhe atë që meriton, pas ka bërë një rrugacëri kombëtare, dhe kjo është një fyerje që i bëhet çdo shqiptari” theksoi Berisha. Kryeministri kërkoi ndryshim në ligjin e protokollit, me qëllim që situata e krijuar, sipas tij, të mos përsëritet më. Berisha gjithashtu theksoi se anëtarët e shumicës në Këshillin Bashkiak kanë ndërmarrë një nismë për të kërkuar ndjekje penale ndaj Ramës dhe shprehu besimin se drejtësia do të thotë fjalën e vet.

Advertisement