Pritet që sot anëtarët e komisionit të njihen me përzgjedhjen e drejtorisë, emrat e kompanive të tjera që kanë aplikuar, ofertat e tyre dhe mbi cilat kritere është bërë përzgjedhja. Anëtarët dhe përfaqësuesit e partive politike kanë parë nga afër se si do të funksionojë demonstrimi i fletës së votimit përmes një kamere në një monitor. Ndërsa anëtarët e opozitës, sidomos përfaqësuesit e opozitës pavarësisht se e konsideruan provën si të pranueshme mbetën sërish skeptikë për funksionimin 100% të këtij procesi. Vendosja e kamerave në qëndrat e numërimit të votave është një risi në këto zgjedhje. Sanksionimi i tyre në Kodin Zgjedhor e detyroi KQZ që të marrë masat për të mundësuar funksionimin e tyre.