Po prisni të festoni 14 shkurtin?

Bashkë me ju edhe kryeqyteti ka nisur përgatitjet për të pritur festën e të dashuruarve. Bashkia e Tiranës është kujdesur që edhe kësaj dite t’i japë ngjyrën e saj të veçantë.

Advertisement

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, por edhe Kulla e Sahatit në kryeqytet e kanë veshur tashmë petkun e dashurisë për t’u kujtuar të dashuruarve këtë ditë të veçantë.

E kuqja e dashurisë i ka dhënë më shumë hijeshi dhe ngjyra Tiranës duke bërë që çdokush që kalon në këto rrugë të ndjejë afrimin e kësaj feste.