Ky është version i ri i “C’Mon”, këngë e publikuar vitin e shkuar nga Dj Tiesto e Diplo, këtë herë pasuruar nga pjesëmarrja dhe rimat e Busta Rhymes. Dj i famshëm hollandez ka deklaruar se ka qenë një nder puna si me Diplo ashtu edhe me Busta Rhymes. Nga njëra anë qëndron Diplo i cili “është njëri nga producentët më të respektuar në panoramën aktuale të botës muzikore e nga ana tjetër është Busta Rhymes, një legjendë e hip-hop-it botëror që i ka dhënë këngës një drejtim komplet të ri, falë energjisë dhe stilit të tij unik”. Për kuriozitetin dhe kënaqësinë e të gjithëve ju, po publikojmë videon e kësaj kënge.


