Kina vazhdon ofensiven ndaj futbollit boteror: mesfushori Axel Witsel, nen kontrate me  Zenit Saint-Pétersbourg, eshte angazhuar per kater vjet me  Tianjin Quanjian FC, ku belgu do te marre nje page vjetore prej 18 milione euro, shkruanin te henen mediat belge.

Sipas televizionit belg  RTBF, Witsel, i cili mbush 28 vjet ne 12 janar, do te bashkohet menjehere me klubin qe drejtohet nga italiani Fabio Cannavaro, kampion i botes dhe Topi i Arte ne 2006.

Advertisement

Pasi luajti me Standard te Liège, Witsel vazhdoi me Benfica Lisbona dhe me pas shkoi te Zenit. Ai ishte shume prane akordit me italianet e Juventusit per t’u transferuar sezonin e ardhshem, por kinezet ishin me te shpejte.

Witsel eshte nje nga shtyllat e seleksionit belg: ai numeron 71 seleksione (7 gola).