Ata vazhdojnë të jenë prej kohësh çifti më i dashur në showbiz.

Edhe pse qëndruan të ndarë për një kohë të gjatë, Selena Gomez dhe Justin Bieber duket se janë bërë për njëri-tjetrin, sepse janë rikthyer sërish bashkë. Këtë herë ata kanë zgjedhur të qëndrojnë më të rezervuar sa i përket jetës së tyre private. Megjithatë  nuk i shpëtojnë dot vëmëndjes së gazetarëve. Këtë herë këngëtari është vendosur në një situatë paksa të sikletshme, teksa ishte drejtuar për tek makina e tij, një gazetar i TMZ i ka bërë pyetjen që të gjithë prisnin.

Advertisement

“Justin, a do t’i propozosh Selena-s për martesë?”- u pyet ai.

Edhe pse Justin nuk dha ndonjë përgjigje konkrete, shprehja e tij e fytyrës i tha të gjitha. Një buzëqeshje titpike e atyre që janë të dashuruar kokë e këmbë.

“E shoh atë buzëqeshje! Ju jeni vërtetë një çift i bukur”, ishte përgjigjia e gazetarit.