Një prej çështjeve më të diskutuara ditët e fundit ka qenë ajo e thirrjes së ministrit Saimir Tahiri për dorëzimin e armëve pa leje, duke prekur kështu edhe botën e artit e cila, sipas tij, shpesh jep shembuj negativë.

Kjo temë është diskutuar në emisionin “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, ku ministri ka dashur të sqarojë edhe më tej çështjen që lidhet me botën e muzikës.

Advertisement

“Unë u jam drejtuar të gjithë atyre që, për shkak të profesionit, bëjnë opinion apo krijojnë tendencë në publik, ku sigurisht përfshihen edhe artistët”, – shprehet Tahiri.

Më tej ai shton:

“Reperat, për aftësinë, talentin dhe eksperiencën që kanë, kanë shumë mundësi për sukses edhe pa përdorur armët. Në qoftë se përmbajtja e një kënge ka për qëllim të dënojë dhunën, është e drejtë të përdoren armët në klipe, ama nëse kjo gjë shihet si pjesë e të qenit më “lac”, më gangster apo si më i suksesshëm me femrat, atëherë këtu çalon gjëja”, – sqaron ministri i Brendshëm, i cili u jep kështu edhe një herë një mesazh të gjithëve që sa më shumë të eliminohet përdorimi i armëve nga personazhe të njohur, aq më mirë është.