Thiago Silva, lojtar i PSG, qe merr 1,1 milione euro bruto ne muaj, eshte ne krye te Top 10 ne klasifikimin e pagave me te larta ne Ligen 1, bente te ditur shtypi vendas te premten.
Pas mbrojtesit brazilian te PSG, deri ne vendin e 6-te jane shoket e tij te ekipit, Angel Di Maria (900.000 euro bruto ne muaj), Edinson Cavani e Thiago Motta (800.000 euro), Javier Pastore (770.000 euro) dhe Blaise Matuidi (750.000 euros), qe pasohen nga Marco Verratti (500.000 euro) etj.
Sulmuesi i Monaco, Radamel Falcao, eshte i 7-ti me 600.000 euro. Italiani i Nice, Mario Balotelli, eshte i 9-ti ne klasifikim me 450.000 euro dhe marsejezi Bafétimbi Gomis i 10-ti me 420.000 euro.
Te paret e Lionit, Alexandre Lacazette dhe Mathieu Valbuena jane ne vendin e 15-te me 350.000 euro ne muaj.
Ne pergjithesi, paga mesatare ne L1 eshte afro 50.000 euro ne muaj.
Persa u perket trajnereve, eshte perseri PSG ne krye, me 420.000 euro bruto ne muaj per trajnerin Unai Emery, sipas Equipe. Spanjolli eshte larg patriotit te tij Luis Enrique te Barcelona (1,56 M EUR ne muaj) apo Pep Guardiola te Manchester City (1,48 M EUR).