Dikur, të gjithë mendonim se “të pasurit” i transferonin paratë e tyre në Zvicër, deri në momentin që u zbulua ajo që u quajt “Panama Papers”.

Disa muaj më parë u zbulua skandali më i madh financiar në kontinent, ku persona të ndryshëm, nga vende të ndryshme kishin transferuar miliona dollarë në Panama. Tani që dukej sikur skandali u qetësua, ka dalë në skenë edhe emri i mbretëreshës Elizabeth.

Advertisement

Sipas “BBC” në dokumentet e publikuara në media, dukesha e Lancaster, e cila menaxhon investimet e monarkes, ka investuar plot 10 milion paund në ishujt Cayman. Përveç kësaj, në këto dokumente thuhet se një sasi e vogël përfundoi në kompanintë BrightHouse, të cilat janë akuzuar për shitje të produkteve të dëmshme për personat me aftësi të kufizuar.

Kundrejt këtyre akuzave ka reaguar zëdhëndësi i dukeshës, i cili ka thënë: Ne operojmë me biznese të liçensuara dhe legjitime, prandaj ato që thuhen në dokumente janë të pavërteta!

Ndërkohë, dokumentet në fjalë janë blerë nga gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”.