The Weekend shokon me pamjen në videoklipin e fundit “Save your tears”

The Weeknd ka surprizuar sërish publikun me pamjen e tij, kësaj radhe në videoklipin e ri të publikuar dje, “Save your tears”.

Artisti kanadez shfaqet në video me proteza në fytyrë, të cilat e bëjnë të duket sikur i është nënshtruar një operacioni plastik radikal, duke përfshirë “fillers” rreth faqeve dhe buzëve të tij. Klipi nis me këngëtarin, duke performuar në skenë, teksa ndiqet nga një turmë të maskuar.

Ndërkohë, sipas fansave të The Weeknd, video-ja është e mbushur me detaje, ku ai ironizon “Grammy 2021”, organizatorët e së cilës nuk e nominuan në asnjë çmim këtë vit, edhe pse artisti ka pasur projekte shumë të suksesshme.

Advertisement

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari merr vëmendjen e të gjithëve me look-un e tij. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMAs, në videoklipin e “Blinding Lights” dhe në daljet e fundit publike, ai është shfaqur me shenja në fytyrë, kudukej sikur kishte thyer hundën, teksa sytë i kishte të nxirë, madje kishte edhe njolla gjaku.