“The Sopranos” festojnë 25-vjetorin, si i ndryshoi rregullat televizive seriali i David Chase.

Episodi i parë u transmetua më 10 janar 1999.

Drama ikonë e HBO, The Sopranos, feston 25 vjetorin. Për të shënuar këtë rast, HBO po publikon skena të fshira, duke lançuar një llogari të re TikTok, duke transmetuar episode falas dhe duke organizuar mbledhje të fansave në botën reale.

Advertisement

The Sopranos, i cili u krijua nga David Chase, fokusohet në ngjarjet e Tony Soprano (luajtur nga i ndjeri James Gandolfini, i cili vdiq nga një atak në zemër në moshën 51 vjeçare në vitin 2013 ndërsa ishte me pushime në Romë), bosi i mafies italo-amerikane nga New Jersey, dhe familja e tij, paraardhësit italianë të të cilëve ishin me origjinë nga Avellino.

Për një serial revolucionar, fundi mund të ishte vetëm tronditës. Toni është ulur në një darkë dhe ndërsa pret të bashkohet me familjen, ai luan “Don’t Stop Believin” nga Journey në kutinë e vogël në tavolinë. Carmela mbërrin fillimisht, pastaj djali i saj “AJ” ndërsa vajza e saj Meadow është gati të hyjë në lokal, ekrani errësohet plotësisht për disa sekonda, pastaj titujt e fundit. Është një fund që mundon edhe sot shikuesit, çfarë do të thotë kjo errësirë? Ndoshta do të mbetet e pashpjegueshme përgjithmonë.

Kritikët e kanë cilësuar atë ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Episodi i fundit, i transmetuar në mbrëmjen e 10 qershorit 2007, regjistroi rreth 12 milionë shikues.

“The Sopranos” mbetet seriali më i shpërblyer ndonjëherë, duke arritur në total rreth 87 çmime, duke përfshirë 5 Golden Globes dhe 21 Emmy.

Shumë njerëz kanë thënë gjatë çerek shekullit të fundit se seriali ndryshoi rrënjësisht televizionin.