‘Jam me kancer në fazën e tretë’. Rrëfimi drithërues i gazetares së CNN!

Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video e gazetarës së CNN Sara Sidner e e cila me lot në sy zbuloi publikisht se është diagnostikuar me kancer në gji. Prezantuesja e lajmeve kërkoi pak kohë televizive për të treguar se po përgatitet të luftojë betejën e saj me kancerin, duke dërguar gjithashtu një mesazh për audiencën televizive.

“Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha të zeza ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit”, tha gazetarja e paaftë për të fshehur dridhjen e saj, me sytë e saj të përlotur.

Advertisement

Sara Sidner ka kancer në fazën e tretë dhe është në muajin e dytë të kimioterapisë. Ajo pritet t’i nënshtrohet rrezatimit dhe mastektomisë së dyfishtë.