Të mërkurën e 15 korrikut, grupi britanik “The Prodigy” do të performojë në Budva, në kuadër të Exit Adventures.
Kjo do të jetë performanca e tyre e vetme në Ballkan dhe është pjesë e turneut ndërkombëtar. Albumi “The Day Is My Enemy” do të lançohet me 30 mars dhe është i gjashti i radhës, e vjen pas albumit “Invaders Must Die”, me të cilin për të 4-ën herë me rradhë kanë fituar vendin e parë në Top listën e albumeve britanike. Grupi është shumë i njohur për performancat e tyre nëpër koncerte, si dhe sa i përket albumeve të shitura, të cilat arrijnë në 25 milion kopje.
Performanca e “The Prodigy” do të mbahet në Jazz, si pjesë e “Sea Dance Festivalit”.
Grupin e përbëjnë Liam Howlett, Keith Flint dhe Maxim, ndërsa nëpër koncerte performojnë së bashku me instrumentistë tjerë.
Vendi më i adhuruar nga Sea Dance i vitit të kaluar, plazhi Dance Paradise nga 15 deri me 18 korrik do të shndërrohet në qendrën evropiane të muzikës bashkëohore elektronike.