”The Last Watch”, dokumentari surprizë për fansat e ”Game of Thrones”

Ndërsa fansat mezi presin episodet e fundit të ”Game of Thrones”,”HBO”-ja pritet t’u bëjë dhuratë një speciale.

Dokumentari ”The Last Watch” do të tregojë për zhvillimin e sezonit 8, një surprizë për adhuruesit e këtij prodhimi, që do të transmetohet më 26 maj.

Advertisement
Një ndër regjisorët, Miguel Sapochnik, deklaroi se beteja e Dimrit të Fundit do të ketë sekuencën më të gjatë të betejave që është xhiruar ndonjëherë dhe do të ketë numrin më të madh të personazheve kryesorë që nga fillimet e tyre.

Ambiciet e finales të mbledhura në tregimin e eksperiencave më të tmerrshme të jetuara nga aktorët gjatë xhirimeve mund ta bëjnë dokumentarin një event special për adhuruesit e Westeros.

”Game of Thrones: The Last Watch” iu besua Jeanie Finlay, regjisori që në karrierën e tij numëron dokumentarë si ”Seahorse”, ”Orion: The Man Who Would Be King” dhe ”Pantomime”.

/ATA/