The King of Cash

Me fitimin e 63 milion $-ëve dymbëdhjetë muajt e fundit, Jay – Z ka fituar vendin e parë në HIP HOP CASH KING. Klasifikimi është përpiluar duke u bazuar në një sërë burimesh të industrisë muzikore si Nielsen, Billboard dhe Pollstar. Reperi ka fituar jo vetëm nga shitjet e jashtëzakonshme të albumeve, por edhe nga turneu, zinxhiri i klubeve 40/40 si dhe nga aksionet në skuadrën e basketbollit New Jersey Nets. Në vendin e dytë të klasifikimit u rendit P.Diddy me 30 milion $ të fituara nëpërmjet shitjeve të albumit, televizionit, rolet nëpër filma, pijet si dhe shitje të Diddybeats. Më pas vijojnë Akon me 21 milion $, Lil Wayne me 20 milion$, Ludacris me 16 milion $, Kanye West me 12 milion $ dhe 50 Cent me 8 milion $. Ndërkohe edhe pse nuk është mashkull, Beyonce i ka kaluar të gjithë dhe ka shënuar fitime prej 87 milion $.

Advertisement