Nuk është hera e parë që për aktoren Jennifer Aniston qarkullojnë lajme se do të bëhet mama ose se do të adoptojë një vajzë nga një jetimore.
Fillimisht në 2011 këto fjalë u shpërndanë për arsyen se Jennifer gjithnjë ka qenë mbështetëse e një shtëpie fëmijësh në Meksikë. Aktorja në atë kohë i mohoi këto zëra duke thënë se thjesht ishte një ndihmesë për ta. Tashmë pas 10 vitesh në lajme qarkulloi sërish ky lajm. Këtë herë dukej më e besueshme pasi burimet vinin nga shoqëria e saj nga seriale “friends” .
Madje mendohej se një prej shoqeve po i organizonte dhe baby shofer për bebushin që do të vinte së shpejti. Mirëpo përfaqësuesi i Aniston ka thënë për mediat se lajmi është i pavërtetë dhe se Jen as nuk është e as nuk ka qenë ndonjëherë në proces birësimi.