Thaçi: Në mars mbledhja e dy qeverive

Në fund të muajit mars të vitit 2015 do të mbahet mbledhja e ardhshme ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, kishin pirë kafenë e mëngjesit. “Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjesi me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam agjendën e integrimit europian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars 2015,” ka shkruar, Hashim Thaçi, njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, në faqen e tij në Facebook.

Advertisement