Lajmi mbi ndarjen e futbollistit Blerim Xhemaili me ish-bashkëshorten e tij Erjona Sulejmani, ishte kryefjala e portaleve

Futbollisti u shpreh se po kërkonte divorcin pasi ishte i bindur se modelja po përfitonte  duke përdorur emrin e tij. Por nuk ka vonuar shumë as reagimi i vetë Erjonës, e cila nuk ka ngurruar të nxjerrë të palarat për ish bashkëshortin. Në një lidhje direkte me emisionin italian, “Non Solo Calcio”, Erjona ka bërë deklaratë bombastike.  “Së shpejti do të dalë në treg libri im dhe do të jetë përvëlues. Do të tregoj të gjithë sekretet dhe ato që ndodhin në dhomat e zhveshjes së Serisë A”, u shpreh ajo dhe kaq mjaftoi për të besuar se pjesë e librit të saj do të jetë edhe ish bashkëshorti Blerim Xhemaili.  Pas kësaj deklarate, libri i saj pritet me padurim.

Advertisement