Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili i pyetur nga një grup mjekësh, ka komentuar nismën për testimin e mjekëve.
Z. Vasili ka deklaruar se testimi i mjekëve është një arnim i panevojshëm dhe se paligjshmëria e këtij testimi e rëndon situatën.
Më tej, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se kjo nismë është një ide e gabuar dhe se imponimi antishkencor nuk e përmirëson sistemin shëndetësor. Sipas z. Vasili, edukimi në vazhdim i mjekëve është rruga e duhur dhe e vetmja për të ecur përpara.
“Testimi i mjekëve është një ide e gabuar që vjen në kohën e gabuar. Imponimi antishkencor nuk e përmirëson dot sistemin shëndetësor. Edukimi në vazhdim i mjekëve është rruga e vetme dhe rruga e duhur që duhet ndjekur për të përmirësuar sistemin”, është shprehur ndër të tjera deputeti i LSI-së, z. Petrit Vasili.