Një akt terrorist ka ndodhur sot në Jerusalem. Një shofer kamioni ka sulmuar një grup ushtarësh, të cilët sapo kishin zbritur nga një autobus. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 15 prej tyre dhe kanë vdekur menjëherë 4.
Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e vjetër të qytetit dhe dyshohet që autori të jetë vrarë po aty.
Kjo është një masakër e ngjashme me atë që ndodhi në Berlin më 19 dhjetor, ku një terrorist runizian hyri me kamion në një treg Krishtlindjesh duke shkaktuar 12 të vdekur dhe 48 të plagosur.