Të paktën 12 persona janë ekzekutuar me armë në ambientet e redaksisë së revistës franceze satirike ‘Charlie Hebdo’, në Paris, e cila tre vite më parë publikoi karikatura të profetit Muhamed, akt që solli reagime tepër të forta.
Dëshmitarë dhe fotot që qarkullojnë nëpër rrjete sociale tregojne se dy agresorë të veshur me të zeza e të maskuar dhe të pajisur me kallashnikovë, kanë shënjestruar zyrat e medias së njohur për nota të larta ironie e sarkazme në publikimin e lajmeve mbi çështjet aktuale në Francë, por njihet edhe si media anti-islamike. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por agresorët janë arratisur me një automjet të paidentifikuar ende në drejtim të pjesës veriore të qytetit, ndërsa raportohet se disa prej punonjësve arritën të largoheshin nga zyrat duke hipur në tarracën e ndërtesës. Njoftimet e para nga Bashkia e Parisit bëjnë të ditur për të paktën 10 të plagosur rëndë, përfshi drejtorin e revistës, Stephane Charbonnier, dhe një polic. Ngjarja ka shkaktuar panik ne gjithe Francen, por kryesisht gjendja me e rende duket ne Paris.