Pogradec, INUK shemb 4 ndërtesa nesër eksploziv godinës 6 katëshe

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka rinisur edhe gjatë ditës së sotme aksionin për prishjen e ndërtimeve në aksin Pogradec-Lin, në kuadër të planit rehabilitues të kësaj zone.

Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ku sipas INUK vetëm sot janë prishur 4 godina disa katëshe. Ndërkaq nesër pritet të bëhet shembja me lëndë eksplozive e një ndërtese 6 katëshe, ku gjatë këtyre ditëve INUK ka punuar për hapjen e groave dhe vendosjen e sasisë së eksplozivit. Veç kësaj, siç thkeson INUK nesër parashikohet të shemben me shpërthim të kontrolluar disa godina të tjera. Në aksionin e djeshëm të INUK, policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë nga banesa 18 pjesëtarët e familjes Brahja që qëndronin të ngujuar. Ata ishin ngujuar dy ditë më parë, duke kundërshtuar prishjen e objektit në të cilin jetonin, si dhe kishin lokalin. Familjarët u shprehën se nuk do të dalin nga banesa dhe nuk do të lejojnë prishjen e objektit, pavarësisht se policia ka kryer detyrën. Pavarësisht akuzave dhe kundër akuzave mes mazhorancës dhe opozitës, INUK shprehet se do vijojë aksionin e nisur përgjatë vijës liqenore në qytetin e Pogradecit, për ta çliruar këtë zonë nga të gjitha ndërtimet pa leje.

Advertisement