Tërmeti “shkundi” dhe studiot televizive, ja si reaguan moderatorët (Video)

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, në orën 11:02 të paradites së kësaj të mërkure.

Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës, në Gjirin e Lalzit.

Advertisement

Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave.

Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4.

Dëmet e para materiale janë raportuar në Manzë të Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shembur çatia e një banese. Panik ka pasur edhe në zonën e Ishmit. Emergjencat Civile thonë se nuk ka informacione për dëme masive.

Të gjendur të papërgatitur njerëzit nxituan të dilnin jashtë menjëherë. Teksa tërmeti vazhdonte për disa minuta, “Në shtëpinë tonë” po transmetohej live. Studioja u trondit, objekte të shumta ranë në tokë dhe moderatori Florian Agalliu mori zonjën që po gatuante dhe vrapoi për të shpëtuar. Gjesti i Florianit u vlerësua nga komentues të shumtë.

 Nga ana tjetër, moderatorja e News 24, Androniki Kolka, u përpoq të qëndronte korrekte deri në fund, të paktën derisa u fikën kamerat, edhe pse me dorë në zemër.

Moderatori Ermal Peçi po zhvillonte bisedën në studio me këngëtarin Mateus Frroku teksa brenda pak sekondash janë ndjerë lëkundjet sizmike.