Tërhiqet nga muzika

Pas 20 vitesh në muzikë, Toni Braxton ka lajmëruar se nuk do të regjstrojë më muzikë të re, duke thyer kështu zemrat e miliona fansave në mbarë botën. E ftuar në programin ‘Good Morning America’ para një jave për të promovuar filmin e saj ‘Twist of Faith’, ajo ka pranuar se zemra e saj nuk i përket më muzikës. “Nuk ndiej më dashuri për muzikën. Nuk më përfshin më, nuk ndjej më si më parë kur performoj. Muzika po më lë. Nuk jam e sigurt se çfarë po ndodh me jetën time. Ndoshta është kriza femërore e moshës së mesme. Nuk ndiej më për muzikën dhe e urrej t’a them këtë”,- ka rrëfyer artistja. Pak më poshtë shihni edhe videon ku vetë Braxton jep lajmin e keq për të gjithë fansat që kanë adhuruar muzikën e saj për vite e vite me radhë…

Në “Good Morning America”

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/1TJqZBypSx0&showinfo=0&rel=0]

Në “The Wendy Williams Show”

[youtube=http://youtu.be/gYpVpM7TNTA&showinfo=0&rel=0]