Terapia e Drakulës

Emri është shkurtim i “Stimulated Self Serum Skin Therapy”. Si funksionon ky trajtim? Doktori specialist merr disa shishëze gjak nga ju vetë, dhe më pas i ndan në qelizat e kuqe të gjakut, serumin e pastër dhe pllakëzat e gjakut. Më pas i shton vitamina dhe amino acide dhe serumi kështu i pasuruar injektohet sërish në fytyrën tuaj. Sipas Dr. Sister kjo metodë stimulon riparimin e ADN‐së, shëron shenjat dhe lëkurat e thata, me rrudha e pa ndriçim i bën të duken më të reja në mënyrë natyrale, pa pasur nevojë të përdoren mbushësa sintetikë apo lazera të dëmshëm e të dhimbshëm.Terapia S3 fillon me marrjen e gjakut nga krahu, 4 shishëza, të cilat vendosen në një centrifugë për të ndarë qelizat e kuqe. Pas disa minutash shishëzat nxirren dhe gjaku i trashë qëndron në fund dhe një lëng i pastër si i verdhë sipër i cili hiqet dhe gjakut i shtohet vitamina dhe proteinat. A dhemb? Po dhemb pak pasi doktori më pas përgatitjen e injekton nëpër të gjithë fytyrën dhe procedura zgjat rreth 10 minuta. Lajmi i keq është se duhet të shkoni nëpër vizita cdo 4 apo 6 muaj pas injektimit të gjakut. Terapia e S3 kushton rreth 500 pound.

Advertisement