Territori Shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin tonë.
Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në zonat Veriore dhe Qendrore. Ndërsa në zonat Jugore do të ketë kalime më të pakta vranësiash.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.